Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Përzgjedhësi i Japonisë flet për humbjen ndaj Brazilit

1 muaj më parë / 29 qer 2026 22:07
Japoni

Përzgjedhësi i Japonisë, Hajime Moriyasu, ka thënë se lojtarët kanë dhënë gjithçka nga vetja për ta mposhtur Brazilin. Atij i vjen keq që Japonia eliminohet herët nga Kupa e Botës. 

“Jam shumë i zhgënjyer që duhet ta lëmë turneun në këtë fazë, por lojtarët dhanë gjithçka nga vetja sot, siç bënë gjatë gjithë udhëtimit për të arritur në këtë pikë. Stafi i trajnerëve gjithashtu punoi pa u lodhur për të mbështetur lojtarët. Tani për tani jam i shkatërruar pasi dhamë gjithçka që kishim, por dua ta pranoj këtë rezultat dhe ta përdor atë për t'u bërë një ekip edhe më i fortë”, ka thënë Moriyasu pas ndeshjes.

Brazili fitoi 2:1 ndaj Japonisë dhe siguroi avancimin në një të tetën e finales të Botërorit që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Casemiro: Mentaliteti ynë, pika më e fortë

1 muaj më parë / 29 qer 2026 22:04
Casemiro

Casemiro, i cili shënoi golin e barazimit 1:1 të Brazilit ndaj Japonisë, ka thënë se pika më e fortë e ekipit është mentaliteti. Ai ka vlerësuar paraqitjen e Endricut dhe Martinellit, të cilët u inkuadruan si zëvendësues në fushë ndaj Japonisë.

“Pika më e fortë e ekipit ishte mentaliteti ynë. Ne vazhduam të ushtronim presion në lojën tonë sulmuese. Në një Kupë Bote, është thelbësore të vlerësohen lojtarët që vijnë nga stoli. Endrick hyri dhe luajti shumë mirë sot, Martinelli është një tjetër lojtar i shkëlqyer, dhe Rayan e ka zëvendësuar Raphinhan shumë mirë. Ky është fryma, dhe kjo është skuadra për të fituar Kupën e Botës”, ka thënë Casemiro.

Martinelli thotë se nuk mund ta shpjegoj me fjalë gëzimin

1 muaj më parë / 29 qer 2026 22:02
Martinelli

Heroi i Brazilit, Gabriel Martinelli, është shprehur për golin e shënuar ndaj Japonisë. Me golin e Martinellit në kohën shtesë të ndeshjes ndaj japonezëve, Brazili siguroi fitoren 2:1.

“Nuk mund të gjej fjalët për të përshkruar gëzimin në zemrën time. Duke parë të gjithë ata tifozë në këmbë, prindërit e mi, miqtë e mi... Nuk mund ta shpjegoj. Pasi godita shtyllën, e dija që do të kisha një shans tjetër. Sinqerisht nuk kam fjalë. Jam thjesht i lumtur që arrita ta ndihmoja ekipin, pavarësisht nëse luaj në të majtë apo në qendër. Gjëja më e rëndësishme është të ndihmoj ekipin”, ka thënë Martinelli pas fitores.

Brazili siguroi kalimin në një të tetën e finales pas fitores ndaj Japonisë.

Ancelotti: Nuk e humbëm durimin

1 muaj më parë / 29 qer 2026 22:00
Anceloti

Përzgjedhësi i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka vlerësuar karakterin e lojtarëve në ndeshjen kundër Japonisë. Ai ka vlerësuar po ashtu Japoninë për paraqitjen.

“Nuk e humbëm durimin. Kishim shumë zgjedhje në fushë dhe në stol. Japonia nuk është kundërshtar i lehtë. Është një skuadër shumë e organizuar dhe me intensitet të lartë”, ka thënë Ancelotti pas ndeshjes.

Ai ka folur edhe për Neymarin, të cilin thotë se ruante në rast se ndeshja do të shkonte në vazhdime.

“Po e ruaja Neymarin për kohën shtesë. Ai do të hynte në fushë në minutën e 105-të nëse nuk do të kishim shënuar golin e dytë. Nuk doja ta ndryshoja strukturën, sepse skuadra po luante mirë”, është shprehur Ancelotti.

Martinelli ia siguron Brazilit avancimin në 1/8 e finales

1 muaj më parë / 29 qer 2026 21:05
Martinelli ia siguron Brazilit avancimin në 1/8 e finales

Po luhej minuta e 95-të. Ndeshja ndërmjet Brazilit dhe Japonisë po shkonte drejt vazhdimeve. Dhe në skenë doli Gabriel Martinelli. Martinelli pranoi një top nga Bruno Guimaraes dhe me gjuajte të saktë mposhti portierin në formë të Japonisë, Zion Suzuki.

Brazili fitoi 2:1 falë golit të zëvendësuesi Martinellit në minutën e 95-të.

Festa ishte e madhe e brazilanëve si në fushë ashtu edhe tribuna.

Golin e parë për Brazilin e shënoi Casemiro në minutën e 56-të.

Për Japoninë golin e shënoi Kaishu Sano në minutën e 29-të.

Brazili në epërsi me gol të minutave shtesë

1 muaj më parë / 29 qer 2026 20:59
braz

Brazili ka kaluar në epërsi për herë të parë në ndeshjen kundër Japonisë.

Brazili golin për 2:1, që mund të jetë edhe i fitores, e shënoi Gabriel Martinelli në minutën e 95-të.

Kur po shkonte ndeshja drejt vazhdimeve, Martinelli shënoi gol me ndihmën e shtyllës.

Edhe dhjetë minuta lojë, rezultati mbetet baras 1:1

1 muaj më parë / 29 qer 2026 20:44
brazil

Kanë mbetur edhe dhjetë minuta nga fundi i kohës së rregullt të ndeshjes ndërmjet Brazilit dhe Japonisë.

Rezultati i ndeshjes së 1/16 të finales të Kupës së Botës është baras, 1:1.

Brazili barazon rezultatin

1 muaj më parë / 29 qer 2026 20:21
brazil

Brazili ka realizuar golin e barazimit në minutën e 56-të.

Golin e barazimit për Brazilin e ka shënuar, Casemiro.

Ai shënoi me kokë.

Brazili e nisi furishëm pjesën e dytë, duke krijuar dy raste të mira në minutën e 52-të dhe 54-t, para se të shënonte golin e barazimit 1:1 ndaj Japonisë.

Brazili po humb 1:0 pas pjesës së parë

1 muaj më parë / 29 qer 2026 19:51
brazil arabia

Japonia e ka mbyllur me epërsi 1:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër Brazilit.

Golin e vetëm në 45 minutat e parë të ndeshjes që po luhet në Huston, e shënoi Kaishu Sano.

Japonezi e shënoi golin e epërsisë në minutën e 29-të.

Brazili i duhet një pjesë e dytë e madhe për të arritur synimin – kalimin në një të tetën e finales të Kupës së Botës.

Befasohet Brazilit

1 muaj më parë / 29 qer 2026 19:33
Japoniaaa

Japonia ka kaluar në epërsi ndaj Brazilit.

Golin për 1:0 e shënoi Kashiu Sano në minutën e 29-të.

25 minuta lojë, Brazili në kërkim të golit të parë

1 muaj më parë / 29 qer 2026 19:31
Brazili

Kanë kaluar 25 minuta nga ndeshja e 1/16 të finales të Kupës së Botës ndërmjet Brazilit dhe Japonisë.

Ndeshja po luhet në Huston, ndërsa ende nuk është shënuar asnjë gol.

Brazili ka pasur më shumë posedimin e topit gjatë 25 minutave lojë. Në total i pati katër gjuajtje drejt portës, ndërsa Japonia një.

Vinicius i prin sulmit të Brazilit, Neymar në stol

1 muaj më parë / 29 qer 2026 17:57
brazil

Ashtu siç pritej, Vinicius Junior, do ta udhëheq sulmin e Brazilit në ndeshjen kundër Japonisë, në kuadër të 1/16 të finales së Kupës së Botës.

Përkrah Viniciusit në sulm, Carlo Ancelotti, i ka vendosur Rayanin dhe Matheus Cunhan.

Ndeshja ndërmjet Brazilit dhe Japonisë luhet nga ora 19:00 në Huston.

Neyamri dhe Endrick, kanë mbetur në stol.

Formacioni i Brazilit: Alisson, Danilo, Marquinhos, Gabriel, Douglas Santos, Bruno Guimareas, Casemiro, Lucas Paqueta, Rayan, Cunha, Vinicius.

No description available.

Formacioni i Japonisë: Suzuki, Tomiyasu, Taniguchi, Ito H., Doan, Sano, Kamada, Nakamura, Maeda, Ito J. Ueda.

No description available.