Brazili fillon sulmin tjetër për titullin e gjashtë të botës, kur përballet me Marokun të mesnatën mes të shtunës e të dielës (00:00).
Është kjo ndeshja e parë e përfaqësueseve të nivelit të lartë në Botëror. Maroku është superfuqi në Afrikë, ndërsa do ta testojë aftësinë e Brazilit në nismë të Botërorit ku synon të shkojë deri në fund.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShumë presin që Carlo Ancelotti, fitues serik i trofeve në futbollin evropian, ta udhëheqë Brazilin drejt triumfit të shumëpritur. Deri tek angazhimi i Ancelottit, Brazili ka përjetuar tri vjet të trazuara, katër trajnerë dhe një seri zhgënjimesh.
Ndeshja me Marokun pritet të jetë testi më i vështirë për Brazilin dhe Ancelottin në Grupin C.
Maroku bëri befasi të madhe në Kupën e kaluar të Botës, duke eliminuar Spanjën dhe Portugalinë, para se të mposhtej nga Franca në gjysmëfinale. Me një gjeneratë lojtarësh të zhvilluar në Spanjë e Francë, Maroku kthehet në Botëror me cilësi të mjaftueshme për të bërë ndeshjen e parë të Brazilit të pakëndshme.
Edhe Maroku ka pasur telashet e tij.
E humbi finalen e Kupës së Afrikës nga Senegali, por më pas iu dha titulli për shkak se senegalezët u larguan pa leje nga fusha e lojës.
Trajneri me përvojë, Walid Regragui dha dorëheqje tre muaj para Kupës së Botës. U zëvendësua nga Mohamed Ouahbi, që është i lindur në Belgjikë, ndërsa e udhëhoqi Marokun drejt titullit në Botërorin U20.
Lëndimet kanë goditur Marokun gjithashtu. Nayef Aguerd dhe Abde Ezzalzouli mbetën jashtë së fundi, për shkak të lëndimeve që pësuan në miqësoren ndaj Norvegjisë, të dielën.
Brazili gjithashtu është goditur rëndë nga lëndimet. Ancelotti ka mbetur pa Rodrygon, Estevaon, Eder Militaon dhe Wesleyn. Të gjithë këta ishin startues potencialë. Neymari është në luftë me kohën që të jetë plotësisht gati.
Brazili krenohet me dyshen e shkëlqyer të qendrës së mbrojtjes, Marquinhos dhe Gabriel Magalhaes, por Ancelotti duhet të improvizojë në pozitën e mbrojtësit të djathtë. Wesley dhe Militao është dashur ta mbulojnë atë krah. Danilo dhe Ibanez tani janë opsione, së bashku me mesfushorin Ederson.
Italiani Ancelotti pret shumë edhe nga Vinicius Jr, të cilin e kishte lojtar shumë të rëndësishëm te Real Madridi.
Në Grupin C janë edhe Haiti dhe Skocia.