Një zjarr i madh ka shpërthyer të mërkurën në një parking motorësh në qytetin Chongqing të Kinës jugperëndimore, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe kalimtarëve.
Pamjet dramatike tregojnë njerëz që mbulojnë gojën për t’u mbrojtur nga tymi i dendur dhe vrapojnë për t’u larguar nga vendngjarja.
Sipas njoftimit nga autoritetet kineze, zjarri është raportuar nga qytetarët në orën 13:12 sipas kohës lokale (05:12 GMT) dhe është shuar nga njësitë e emergjencës brenda 21 minutash.
Shkaku i zjarrit mbetet ende nën hetim, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Autoritetet lokale po vazhdojnë hetimet për të zbuluar arsyet e shpërthimit dhe për të vlerësuar shkallën e dëmeve materiale.
VIDEO:
-
Të paktën 16 të vdekur nga zjarri në një qendër tregtare në Kinë
-
Të paktën 20 të vdekur nga zjarri në një anije mallrash në Kinë
-
Kina goditet nga një tajfun i fuqishëm, evakuohen afro 2 milionë banorë
-
Të paktën 90 të vdekur nga shpërthimi në një minierë qymyri në Kinë
-
Mbi 80 të vdekur nga shpërthimi në një minierë në Kinë