Të paktën 20 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një zjarri në një anije mallrash me flamur të huaj, e cila ishte ankoruar në një port në Kinën lindore, ka bërë të ditur transmetuesit shtetëror kinez CCTV.
Nga 42 personat që ndodheshin në bord, 12 janë evakuuar dhe pesë të tjerë ndodhen në spital në gjendje të qëndrueshme, ka njoftuar CCTV.
Presidenti kinez, Xi Jinping, ka bërë thirrje më herët për përpjekje maksimale kërkim-shpëtimi, ndërsa kryeministri Li Qiang ka kërkuar shpëtimin e personave të bllokuar, duke theksuar nevojën për të "parandaluar katastrofa të tjera pasuese".
Anija po i nënshtrohej punimeve të mirëmbajtjes në një kantier detar në qytetin Qingdao kur shpërtheu zjarri, rreth orës 11:15 me orën lokale.
Zjarri është shuar pak më shumë se tri orë më vonë, sipas CCTV.
-
Të paktën 90 të vdekur nga shpërthimi në një minierë qymyri në Kinë
-
26 të vdekur në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë
-
Zjarr në një traget pasagjerësh në Filipine, pesë viktima dhe dhjetëra të zhdukur
-
Afro 20 persona rezultojnë ende të zhdukur nga përmbytja e tragetit pranë Qipros
-
Shpëtohen më shumë se 150 migrantë në Kanalin e La Manshit