Më shumë se 150 migrantë janë shpëtuar pasi anija e tyre u kap nga zjarri teksa kalonte në Kanalin e La Manshit të martën në mëngjes, kanë bërë të ditur autoritetet franceze.
Anija ishte nisur në përpjekje për të ikur në Mbretërinë e Bashkuar, kur motori i saj u përfshi nga zjarri, sipas autoriteteve.
Është thënë se në të ishin 157 persona. Nuk është raportuar për të lënduar.
Vetëm një ditë më parë, kryeministri britanik, Andy Burnham, u zotua se do të jetë i pamëshirshëm në ndaljen e numrit të migrantëve që shkojnë me anije të vogla në Britani.
Autoritetet franceze kanë thënë se anija në fjalë ishte larguar nga brigjet e Francës të hënën në mbrëmje.
Artikuj të ngjashëm
-
Rekord emigrantësh në Kanalin Anglez: 230 persona në një varkë të vogël
-
Katër të vdekur pas fundosjes së një varke në Kanalin Anglez
-
Dy gra vdiqën gjatë tentimit për të kaluar Kanalin Anglez
-
Treni i pasagjerëve del nga shinat në Francë, të paktën 44 të lënduar
-
Të paktën 20 të vdekur nga zjarri në një anije mallrash në Kinë