Pushtimi i Ukrainës ka hyrë të premten në ditën e 44-të. Mijëra civilë, në mesin e të cilëve edhe shumë fëmijë janë vrarë deri tani si pasojë e sulmeve ruse. Miliona njerëz të tjerë kanë emigruar jashtë vendit për të shpëtuar jetën
22:47 - Sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë përfshijnë vajzat e Putinit
22:11 - Dy fëmijë u përdhunuan nga trupat ruse në Bucha, sipas avokatit të popullit ukrainas
18:48 - Çfarë dihet deri tani për raketën që goditi Kramatorskun
16:20 - 50 të vdekur nga sulmi në Kramatorsk, mes tyre edhe pesë fëmijë
Numri i të vdekurve nga sulmi në stacionin hekurudhor në Kramatorsk është rritur në 50 civilë ukrainas, duke përfshirë pesë fëmijë, ka thënë guvernatori i rajonit të Donetsk.
14:46 - “Për fëmijët” – shkruhej në mbetjen e raketës së hedhur në stacionin e trenit në Kramatorsk
Mbetja e një rakete me të cilën është sulmuar mëngjesin e së premtes stacioni i trenit në Kramatorsk, e ku ishin të strehuar mijëra civilë ukrainas, kishte të shkruara fjalët “për fëmijët”, të shkruar në gjuhën ruse, raporton BBC.
Fraza "za detei" në rusisht - sugjeron se ajo u qëllua në mbështetje të fëmijëve, ose në hakmarrje ndaj një sulmi ndaj fëmijëve, në vend që të synonte fëmijët.
Zyrtarët ukrainas thonë se sulmi i stacionit hekurudhor në Kramatorsk ka vrarë të paktën 39 persona, përfshirë katër fëmijë.
Stacioni po përdorej për evakuimin e civilëve nga rajoni Donbas në Ukrainën lindore, ku luftimet janë intensifikuar ditët e fundit.
13:17 - Shkon në 39 numri i të vdekurve nga sulmi me raketa në stacion të trenit
Ka shkuar në 39 numri i të vdekurve si pasojë e dy raketave që janë hedhur mëngjesin e së premtes në stacionin e trenit në Kramatorsk të Ukrainës, ka bërë të ditur guvernatori rajonal, Pavlo Kyrylenko.
Ai ka shkruar në Telegram se numri i të vdekurve është rritur, derisa i të plagosurve është 87.
Lajmi i plotë KËTU
12:28 - Rusia mohon të ketë hedhur raketa në stacionin e trenit në Kramatorsk
Ministrja e Mbrojtjes e Rusisë ka deklaruar se Ukraina ka sulmuar popullin e saj, derisa ka mohuar përgjegjësinë për raketat e hedhura në një stacion treni të premten, si pasojë e të cilave mbetën të vdekur më shumë se 30 civilë, e qindra të tjerë të plagosur.
Lajmi i plotë KËTU
12:06 - Rreth 4.000 njerëz ishin në stacionin e trenit që u sulmua nga raketat ruse
Rreth 4.000 njerëz ndodheshin në stacionin e trenit në Kramatorsk, në momentin kur forcat ruse hodhën dy raketa në drejtim të tij, mëngjesin e së shtunës, raporton Sky News.
Shumica prej tyre ishin gra, fëmijë dhe të moshuar, ka thënë kryebashkiaku i qytetit.
Sipas autoriteteve ukrainase, më shumë se 30 njerëz janë vrarë e qindra të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit.

10:56 - Mbi 30 të vrarë e qindra të plagosur nga sulmi me raketa në stacionin e trenit
Më shumë se 30 civilë janë vrarë e mbi 100 të tjerë janë plagosur si pasojë e dy raketave që forcat ruse kanë hedhur mbi një stacion treni në Kramatorsk, të premten, ka bërë të ditur Autoriteti shtetëror i Hekurudhave në Ukrainë.
10:24 - Dy raketa ruse sulmojnë stacionin e trenit ku po strehohen shumë të evakuuar
Dy raketa ruse kanë goditur të premten një stacion treni në qytetin Kramatorsk, në lindje të Ukrainës, duke shkaktuar pasoja në njerëz, ka bërë të ditur Autoriteti i Hekurudhave të Ukrainës, raporton Sky News.
Lajmi i plotë KËTU
10:03 - Ukraina i do më aktive anijet e NATO-s në Detin e Zi
Ambasadori i Ukrainës në Britani, Vadym Prystaiko, i ka bërë thirrje NATO-s dhe forcave ndërkombëtare që të luajnë rol më aktiv në Detin e Zi, raportoi SkyNews të premten.
Lajmi i plotë KËTU
09:38 - Von der Leyen e Borrell janë nisur për në Kiev
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, janë nisur për në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, raporton të premten CNN.
Lajmi i plotë KËTU
Looking forward to Kyiv.@JosepBorrellF @eduardheger pic.twitter.com/YFAgGr5Tlc
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 8, 2022
07:58 - Trupat ruse janë tërhequr plotësisht nga veriu i Ukrainës
Trupat ruse tani janë "tërhequr plotësisht" nga veriu i Ukrainës, duke u kthyer në Bjellorusi dhe Rusi, ka bërë të ditur të premten Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.
Lajmi i plotë KËTU
07:40 - Zelensky: Situata në Borodyanka më e keqe se në Bucha
Situata në qytetin ukrainas Borodyanka është "dukshëm më e tmerrshme" sesa në Bucha, ku forcat ruse janë dyshuar për vrasjen e civilëve, ka thënë të enjten vonë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Më shumë se 300 njerëz janë vrarë nga forcat ruse në Bucha - 50 prej të cilëve u ekzekutuan.
Moska ka mohuar se ka shënjestruar civilët dhe ka thënë se imazhet e verifikuara të trupave në qytet janë inskenuar nga qeveria ukrainase për të prishur negociatat e paqes.
Por vetëm 25 km poshtë Buchas, një situatë e ngjashme po shpaloset në Borodyanka, sipas presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.
Në fjalimin e tij presidencial, Zelensky ka thënë se sasia e dëmeve dhe vrasjeve në Borodyanka po bëhej më e qartë.
"Puna për çmontimin e mbeturinave në Borodyanka filloi. Është shumë më keq atje. Edhe më shumë viktima të pushtuesve rusë”, ka thënë Zelensky.