Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë përfshijnë vajzat e Putinit

Bashkimi Evropian ka miratuar një masë të re sanksionesh kundër Rusisë dhe subjekteve që kanë lidhje me Kremlinin. Detajet u publikuan të premten, shkruan BBC.

Pas sanksioneve të reja, dy vajzave të presidentit rus Vladimir Putin nuk do u lejohet udhëtimi në BE.

Masat përfshijnë:

Ngrihen asetet dhe ndalohen udhëtimet për 216 individë, përfshirë dy vajzat e Vladimir Putinit, Ekhaterina Tikhonova dhe Maria Vorontsova, të dyja 37 vjeç.

Të prekur janë edhe German Gref, kreu i Sberbank, banka më e madhe e Rusisë; prodhuesi i armëve dhe miliarderi Oleg Deripaska; dhe zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

Sanksione ndaj 18 kompanive të tjera, duke përfshirë pesë nga bankat më të mëdha të Rusisë.

Ndalimi i importeve të qymyrit, veprimi i parë që BE-ja ka ndërmarrë deri tani kundër sektorit energjetik të Rusisë.

Ndalimi i importit të mallrave të tjera - duke përfshirë dru, vodka dhe produkte kimike - vlerësohet të jetë të paktën 10% e të gjitha importeve nga Rusia.

Ndalimi i eksportit të mallrave duke përfshirë kerozinën e avionit dhe pajisjet e transportit.

Ndalim eksporti i teknologjive, duke përfshirë kompjuterët kuantikë, gjysmëpërçuesit e avancuar dhe elektronikën e nivelit të lartë.

Ndalimi i anijeve ruse që përdorin portet e BE-së.

Ndalimi i kamionëve rusë dhe bjellorusisë që të hyjnë në territorin e BE-së, përveç nëse ato transportojnë produkte mjekësore, ushqime ose ndihmë humanitare

Artikuj të ngjashëm