Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja sanksionon 160 rusë të tjerë, oligarkë, biznesmenë e politikanë

Bashkimi Evropian ka deklaruar sanksione të reja kundër 160 shtetasve rusë të tjerë në rundin e fundit të ndëshkimeve që synojnë mbështetësit e regjimit të presidentit rus Vladimir Putin, raporton BBC.

Masat do t’u vihen 14 oligarkëve dhe biznesmenëve të goditur me sanksione, si dhe 146 anëtarë të Këshillit të Federatës Ruse, ose Senati, të cilët mbështesin njohjen e rajonit separatist në lindje të Ukrainës.

Sanksionet përfshijnë:

Alexander Vinokurov, i cili është i martuar me vajzën e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov

Dmitry Pumpyansky, kreu i bordit të drejtorëve të furnizuesit më të madh të botë të tubave të çelikut për industrinë e naftës dhe gazit

Edhe Sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë përfshijnë vajzat e Putinit Botë Sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë përfshijnë vajzat e Putinit

Mikhail Poluboyarinov, drejtor i linjës ajrore të shtetit Aeroflot

Në total, 862 individë rusë dhe 53 subjekte ruse tani janë sanksionuar nga blloku. Një numër i institucioneve bjelloruse gjithashtu janë targetuar nga BE-ja.