Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sanksione të reja për bizneset dhe individët rusë nga Britania

Rreth 65 sanksione të reja janë shpallur nga Mbretëria e Bashkuar për biznese dhe individë, duke përfshirë edhe grupin Wagner, i cili thuhet se ishte punësuar për ta vrarë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në hekurudhat ruse, raporton Sky News.

Kjo do të thotë se më shumë se 1000 rusë janë sanksionuar deri tani në Mbretërinë e Bashkuar.

Alfa Bank dhe Gazprombank janë ndër bizneset e reja që janë sanksionuar, si dhe CEO i Sberbank dhe njerka e Sergeri Lavrov.

Sekretarja e Jashtme Liz Truss tha: “Këta oligarkë, biznese dhe banditë të punësuar janë bashkëpunëtorë në vrasjen e civilëve të pafajshëm dhe është e drejtë që ata ta paguajnë çmimin. Putini nuk duhet të ketë iluzione, ne jemi të bashkuar me aleatët tanë dhe do të vazhdojmë të shtrëngojmë vidën mbi ekonominë ruse për të siguruar që ai të dështojë në Ukrainë. Nuk do të ketë asnjë lëshim”.

Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar më parë pronarin e Chelseas, Roman Abramovich, ka ndaluar linjat ajrore dhe fluturimin e avionëve rusë mbi qiellin e saj dhe ka vendosur kufizime për shumicën e njerëzve të përfshirë në Kremlinin dhe Dumën ruse.