Dy persona të lidhur me miliarderin rus, Roman Abramovich, që është pronar i klubit anglez Chelsea, janë sanksionuar nga qeveria britanike, si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.
Drejtorit të klubit, Eugene Tenenbaum, do t'i ngrihen asetet dhe ai do t'u nënshtrohet sanksioneve të transportit, që do të thotë se çdo anije ose aeroplan që ai zotëron, do të ndalohet nëse hyn në Mbretërinë e Bashkuar, raportoi BBC-ja të enjten.
David Davidovich, një bashkëpunëtor i Ambramovichit, është po ashtu subjekt i sanksioneve të ngjashme.
Ngrirja e aseteve të tyre vlerësohet të arrijë në 10 miliardë funte.
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, ka thënë se qeveria "po shtrëngon pengesat në makinën e luftës së Putinit dhe po synon rrethin e njerëzve më të afërt me Kremlinin".
Edhe
Edhe BE-ja sanksionon Abramovichin
“Asgjë dhe askush nuk është jashtë tavolinës”, shtoi ajo.
Masat e fundit e çojnë numrin e përgjithshëm të të sanksionuarve nga Britania e Madhe në 106, që nga nisja e pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.