Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj pronarit të Chelseat, Roman Abramovich, si pjesë e një pakete të re masash që synojnë ta godasin Rusinë.
BE-ja e përfshiu oligarkun rus në listën e përditësuar të individëve që përballen me ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit për rolin e tyre në pushtimin rus të Ukrainës.
55-vjeçari Abramovich ishte dënuar tashmë në Britani nga administrata e kryeministrit Boris Johnson javën e kaluar. Abramovich ishte në mesin e shtatë rusëve të pasur të cilëve u ishin ngrirë asetet nën sanksionet britanike në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Abramovich është suspenduar edhe si drejtor i klubit anglez nga Premier League.
BE-ja tha se Abramovich “ka pasur akses të privilegjuar me presidentin rus dhe ka mbajtur marrëdhënie shumë të mira me të. Kjo lidhje me liderin rus e ndihmoi atë të ruante pasurinë e tij të konsiderueshme”.
-
Ish-pronari i Chelseat, Abramovich e humb sfidën ligjore kundër sanksioneve të BE-së
-
Britania sanksionon dy persona të afërt me Roman Abramovichin
-
Abramovich skualifikohet nga pozita e drejtorit të Chelseat
-
Çfarë nënkupton sanksionimi për Roman Abramovichin dhe Chelsean?
-
Britania sanksionon edhe katër biznesmenë rusë