Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Abramovich skualifikohet nga pozita e drejtorit të Chelseat

Roman Abramovich është skualifikuar nga pozita e drejtorit të klubit futbollistik, Chelsea, ka bërë të ditur Premier League.

Kjo vjen pasi miliarderi rus dhe pronari i klubit u sanksionua nga qeveria britanike si pjesë e përpjekjeve për të goditur rusët e pasur në përgjigje të pushtimit të Ukrainës.

Abramovich ka pasur një "marrëdhënie të ngushtë për dekada" me presidentin rus Vladimir Putin, thuhet në një dokument që njofton masën.

Në një deklaratë nga Premier League thuhet: “Pas vendosjes së sanksioneve nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Bordi i Premier League ka skualifikuar Roman Abramovich si Drejtor i Klubit të Futbollit Chelsea.