SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian pritet të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë të mërkurën në reagim ndaj ngjarjeve në Bucha të Ukrainës. Ukraina ka akuzuar Rusinë për krime lufte në Bucha, raporton agjencia AP.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka thënë se SHBA-ja do t’i ndalojë investimet e reja në Rusi dhe do të vendosë sanksione të reja ndaj institucioneve financiare ruse, si dhe ndaj zyrtarëve të Kremlinit dhe familjeve të tyre.
“Wall Street Journal” ka raportuar se Washingtoni po e shqyrton sanksionimin e dy vajzave të presidentit rus Vladimir Putin si dhe të bankës më të madhe ruse Sberbank.
Ambasadorët e BE-së të mërkurën do ta shqyrtojnë një pako ët pestë të sanksioneve ndaj Rusisë, ku do të ndalohet importimi i thëngjillit rus, e po ashtu do të ndalohen anijet ruse apo të operuara nga Rusia që të përdorin portet nëpër shtetet e Bashkimit Evropian.
-
Franca do të thërras ambasadorin rus lidhur me një fushatë sulmesh kibernetike
-
SHBA-ja sanksionon kompanitë gjigante ruse të naftës: Moska ta pranojë armëpushimin
-
Rusia paralajmëron BE-në: Do të ndjekim çdo shtet që merr asetet tona
-
Britania e Madhe me pako të re sanksionesh kundër Rusisë
-
Asnjë sanksion s’do ta detyrojë Rusinë të ndryshojë në raport me Ukrainën, thotë Kremlini