Një zyrtar i lartë i administratës Biden ka thënë të mërkurën se SHBA-ja po sanksionon dy vajzat e rritura të Vladimir Putin, raporton të mërkurën Sky News.
Sipas tij, SHBA-ja do ta bëjë këtë duke besuar se shumë nga pasuritë e presidentit rus janë të fshehura te anëtarët e familjes.
Sanksionet do të synojnë gjithashtu gruan dhe vajzën e ministrit të jashtëm, Sergei Lavrov.
Zyrtari ka thënë se nëse Putini do të ndryshonte kursin në Ukrainë, sanksionet e SHBA-së, potencialisht mund të ngadalësohen dhe ndoshta të kthehen prapa.
Ndërkohë, presidenti amerikan, Joe Biden, pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që ndalon investimet e reja në Rusi.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja sanksionon kompanitë gjigante ruse të naftës: Moska ta pranojë armëpushimin
-
Franca do të thërras ambasadorin rus lidhur me një fushatë sulmesh kibernetike
-
Rusia ka pritshmëri të lartë për takimin Putin-Xi këtë javë në Pekin
-
BE-ja vendos sanksione për rrëmbimin nga Rusia të mijëra fëmijëve ukrainas
-
Qeveria miraton pakon e 19-të të masave kundër Rusisë e Bjellorusisë