Qeveria amerikane do të shpallë sanksione të reja “gjithëpërfshirëse” kundër Rusisë të premten, në përvjetorin e parë të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës.
Sekretarja e shtypit e presidentit Joe Biden, Karine Jean-Pierre u tha gazetarëve më herët se presidenti amerikan do të takohet gjithashtu me homologun e tij ukrainas Volodymr Zelensky dhe liderët e G7-ës të premten.
Jean-Pierre nuk ofroi shumë detaje mbi natyrën e këtyre sanksioneve, por tha se ato do të vendoseshin “kundër sektorëve kyç që gjenerojnë të ardhura”, për presidentin rus Vladimir Putin.
Artikuj të ngjashëm