Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia pretendon se në stacionin e trenit janë vrarë 200 ushtarë ukrainas

Raketa në stacionin e trenit në Chaplyne, në regjionin Dnipropetrovsk, ka vrarë 200 ushtarë ukrainas dhe ka shkatërruar 10 njësi të armëve, sipas Ministrisë së Mbrojtjes ruse.

Zyrtarët ukrainas në anën tjetër kanë thënë se së paku 25 persona, përfshirë dy fëmijë janë vrarë në sulmin ndaj stacionit të trenit të mërkurën, në ditën kur u shënua Dita e Pavarësisë dhe 6 muaj që nga fillimi i pushtimit rus, shkruan CNN-i.

“Si rezultat i një goditjeje të drejtpërdrejtë nga një raketë Iskander në një skalion ushtarak në stacionin hekurudhor Chaplyne në rajonin Dnepropetrovsk, 200 punonjës të rezervës së Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe 10 njësi të pajisjeve ushtarake u shkatërruan gjatë rrugës për në Donbas”, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në një deklaratë të botuar të enjten.