Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkatërrim në Chaplyne pas bombardimeve të Rusisë

Numri i të vdekurve nga një sulm me raketa ruse në një stacion treni dhe zonën përreth në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës u rrit në 25, duke përfshirë të paktën dy fëmijë, kanë bërë të ditur autoritetet ukrainase.

Rusia ka njoftuar se kishte në shënjestër një tren ushtarak dhe pretendoi se kishte vrarë më shumë se 200 rezervistë ukrainas.

Sulmi vdekjeprurës i stacionit të trenit në Chaplyne, qytet me rreth 3.500 banorë në rajonin qendror të Dnipropetrovsk, shërbeu si një kujtesë e dhimbshme e aftësisë së vazhdueshme të Rusisë për të shkaktuar vuajtje në shkallë të gjerë gjashtë muaj pas luftës.

Të vdekurit përfshijnë një djalë 11-vjeçar të gjetur nën rrënojat e një shtëpie dhe një 6-vjeçar të vrarë nga zjarri i një makine pranë stacionit të trenit, thanë autoritetet.

Nënkryetari i zyrës presidenciale të Ukrainës nuk ka treguar nëse të gjithë 25 personat e vrarë ishin civilë.

Edhe Rusia pretendon se në stacionin e trenit janë vrarë 200 ushtarë ukrainas Botë 3 v. më parë Rusia pretendon se në stacionin e trenit janë vrarë 200 ushtarë ukrainas

Nëse do të ishin, do të përbënte një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj civilëve në javët e fundit.

Tridhjetë e një persona u raportuan të plagosur.