Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulm raketor mbi një stacion treni në Ukrainë, të paktën 15 të vdekur

Të paktën 15 persona vdiqën e rreth 50 të tjerë u plagosën të mërkurën, në një sulm rus mbi stacionin hekurudhor të rajonit Dnipropetrovsk, raportoi BBC-ja. Gjatë sulmit u shkatërrua edhe një tren.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dha njoftimin derisa po mbante fjalim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Para se ta bëja këtë apel, mora informacionin se të paktën 15 persona janë vrarë dhe rreth 50 janë plagosur nga një sulm me raketa në stacionin hekurudhor Chapline”, tha ai.

Sulmi ndodhi mbi katër vagonë pasagjerësh, derisa mediumet ukrainase i kanë publikuar pamjet e vendit të ngjarjes.

Autoritetet ukrainase njoftuan se ekipet e shpëtimit po merren me rastin.

Image
Image