Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

22 të vrarë pas një sulmi rus në një stacion treni në Ukrainë

Një raketë ruse e cila ra në një stacion treni në Ukrainë ka vrarë 22 persona, në ditën kur fillimi i pushtimit rus shënoi 6 muaj.

Thuhet se pesë nga viktimat e sulmit në lindje të qytetit Chaplyne janë djegur për vdekje në një veturë. Një djalë 11-vjeçar është vrarë gjithashtu.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se bombardimi ka ndodhur derisa ishte duke u mbajtur një mbledhje e Këshillit të Sigurimit. Ai tha se afër 50 persona janë lënduar.

Rusia ende nuk e ka komentuar ngjarjen, shkruan BBC-ja të enjten.

Është përsëritur vazhdimisht se synim i sulmeve ruse do të jetë infrastruktura civile.

“Kjo është mënyra se si Rusia përgatitet për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit”, ka thënë Zelensky.

Ai ka shtuar se numri i të vrarëve mund të rritet.

Edhe Shkatërrim në Chaplyne pas bombardimeve të Rusisë Botë Shkatërrim në Chaplyne pas bombardimeve të Rusisë

Në prill, një sulm tjetër raketor ka vrarë 50 persona.

Ukraina të mërkurën ka shënuar Ditën e Pavarësisë dhe Zelensky ka paralajmëruar se Rusia do të bëjë diçka të tmerrshme për të ndërprerë festimet.

Ai më herët e ka akuzuar Moskën se e ka kthyer në zonë lufte Zaporizhzhian.