Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

12 të vrarë nga një sulm rus pranë një autobusi në Ukrainë

Ukraine

Foto: Associated Press

Të paktën 12 persona janë vrarë nga një sulm rus me dron pranë një autobusi të një kompanie të energjisë në Ukrainën lindore, ka bërë të ditur një zyrtar rajonal.

Të paktën shtatë të tjerë janë plagosur nga sulmi në rrethin Pavlohrad, ka shkruar në Telegram shefi i administratës ushtarake rajonale, Oleksandr Ganzha.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Po hetojmë detajet. Një alarm ajror është në vazhdim në rajon”, ka shkruar ai.

Kompania e energjisë DTEK ka thënë se automjeti po transportonte punëtorët e saj nga një minierë në rajon, duke e quajtur sulmin të planifikuar.

Ata po udhëtonin pas një turni, thuhet në një deklaratë të kompanise, sipas së cilës, 15 persona janë vrarë në sulm.

Ky sulm vjen pasi të paktën nëntë të tjerë u plagosën në sulme herët të dielën, sipas zyrtarëve lokalë.

Gjashtë persona u plagosën në një sulm me dron në një maternitet në Zaporizhzhia, përfshirë dy gra që po i nënshtroheshin ekzaminimeve mjekësore kur u godit objekti.

Ndërkohë, zyrtarët thanë se tre persona u vranë në sulme të ndara në Kherson, gjithashtu në jug, dhe në qytetin qendror të Dnipro.