Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky konfirmon se Ukraina qëndron pas sulmit ndaj anijes luftarake ruse pranë Libisë

Volodymyr Zelensky

Foto: Associated Press

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina qëndron pas sulmit që fundosi një anije luftarake ruse në brigjet e Libisë.

Në një postim të publikuar të hënën në platformën X, Zelensky tha se forcat ukrainase përdorën shtatë dronë detarë të prodhimit vendas në operacionin që çoi në fundosjen e një korveteje ruse.

Udhëheqësi ukrainas e përshkroi anijen si një nga mjetet më të reja të flotës ruse, e cila ishte futur në shërbim në vitin 2023, gjatë pushtimit rus të Ukrainës.

“Ne vazhdojmë operacionet tona në ujërat e përcaktuara. Po i përgjigjemi agresionit të Rusisë. Po zhvillojmë armët ukrainase”, u shpreh Zelensky.