Këngëtarja spanjolle Rosalía ka shprehur admirimin e saj për Taylor Swiftin, duke e cilësuar atë si një autore të jashtëzakonshme këngësh. Ajo ka zbuluar se një nga këngët e saj të preferuara është “Wildest Dreams”, të cilën ka thënë se e ka dëgjuar më shumë sesa shumicën e këngëve të tjera gjatë jetës, ka shkruar FemaleFirst.
“Për mua, ajo është një mjeshtre e vërtetë. Mendoj se është e jashtëzakonshme. Preferoj këngët veçmas dhe jo domosdoshmërisht albumet. Një këngë që e dua shumë është ‘Wildest Dreams’. Është një nga këngët që kam dëgjuar më shumë në gjithë jetën time”, u shpreh Rosalía në një intervistë për Rolling Stone.
Ky vlerësim ka ndodhur pasi edhe Taylor Swift e ka lavdëruar albumin e Rosalías, “LUX”, duke e cilësuar atë si të përsosur.
“Rosalía ka krijuar një album konceptual ambicioz dhe të pasur, që mund të vinte vetëm nga përvoja e saj jetësore. Këto albume janë të mrekullueshëm sepse janë njerëzore, u drejtohen njerëzve dhe flasin për përvojën njerëzore. Pikërisht për këtë arsye njerëzit lidhen me ta”, pati thënë Swift gjatë një konference për shtyp në “Golden Globes”.
Dy këngëtaret do të jenë rivale në disa kategori të çmimeve “Grammy” 2027. Albumet e tyre, “LUX” dhe “The Life of a Showgirl”, konkurrojnë për çmimin Albumi i Vitit, ndërsa këngët “Berghain” dhe “The Fate of Ophelia” janë në garë për Incizimin e Vitit.
Rosalía ka marrë gjithsej 10 nominime për “Grammy”, duke u renditur artistja e dytë më e nominuar e këtij edicioni, pas RAYE, e cila kryeson me 11 nominime.
Edhe
Shpallen nominimet për “Grammy” 2027, kryeson Raye me 11-të
Lajmin e priti me entuziazëm edhe vetë këngëtarja, e cila festoi duke spërkatur veten me shampanjë dhe ndau momentin me ndjekësit në Instagram.
Albumi “LUX” është nominuar në disa kategori të rëndësishme, përfshirë Albumin e Vitit, Këngën e Vitit, Albumin më të Mirë Alternativ dhe Performancën më të Mirë Pop Solo.
-
Rosalía triumfon në “Latin Grammy” 2026, fiton çmimin “Albumi i vitit”
-
Robbie Williams i del në mbrojtje Olivia Rodrigos pas krahasimeve mes këngëve të tyre
-
Rosalia thotë se nuk i dëgjon albumet e saj pasi publikohen: Do të ishte torturë
-
Taylor Swift bëhet artistja më e vlerësuar me çmime në historinë e MTV VMA