Botë

Ministria ukrainase: 960 rusë u vranë brenda 24 orëve

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka publikuar raportin e zhvillimeve të luftës gjatë tërë së hënës.

Në njoftim, Ministria tha se gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 960 ushtarë rusë, ndërsa janë shkatërruar 15 tanke luftarake.

Ndërsa, siç u tha në raport, janë shkatërruar edhe 10 automjete të blinduara luftarake, 7 sisteme operativo-taktike UAV, 12 pajisje mobilistike dhe 1 pajisje speciale.

Ndërsa, sipas Ukrainës, që nga 24 shkurti kur ka nisur agresioni rus janë vrarë 166.570 ushtarë rusë e 3.552 tanke.

Këto shifra nuk janë konfirmuar nga asnjë autoritetet ndërkombëtar, por që Inteligjenca e Britanisë së Madhe ka deklaruar në vazhdimësi se shifrat se Ukraina i publikon janë të përafërta me ato të Mbretërisë së Bashkuar.

Të hënën disa raketa ruse u shkatërruan në Krime derisa po barteshin nëpërmjet trenit, raportoi BBC-ja.

Përgjegjësinë për sulmin s’e ka marrë Ukraina, por ushtria ruse tha se dëmet janë të mëdha dhe fajësoi ushtrinë ukrainase.