Botë

Gati 400 mijë rusë të vrarë, thonë raportet ukrainase

Ushtria ukrainase pretendon se ia ka vrarë Rusisë 395.200 ushtarë qëkur nisi agresioni.

Në një raport të publikuar të dielën (11 shkurt), Ukraina ka thënë se së fundmi janë vrarë 930 ushtarë rusë, e i ka shkatërruar edhe artileri të rënda.

VIDEO:

https://www.koha.net/bote/403634/ushtari-rus-bie-ne-mine-ukraina-publikon-pamjet-e-renda/

Në raportin e publikuar në rrjetin social X, Ukraina tha se Rusisë i janë shkatërruar 332 avionë, 325 helikopterë, 6406 tanke, 7257 sisteme operacionale, 11.956 automjete të blinduara ushtarake, 24 luftanije, 1 nëndetëse, 981 sisteme speciale tokësore e 12.592 automjete që bartin karburant.

Tutje, sipas Ukrainës, Rusia ka mbetur pa 666 sisteme luftarake kundërajrore e pa 1513 pajisje speciale. Vendet perëndimore po ndihmojnë Ukrainën në luftën ndaj Rusisë, ndonëse Kievi zyrtar është ankuar se po lihet anash.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se do të nisë diskutime të tjera me vendet perëndimore për shtim të ndihmave.