Derisa luftimet mes Ukrainës e Rusisë po vazhdojnë në disa fronte, autoritetet ukrainase publikuan të dhënat e fundit. Sipas raportit të 31 dhjetorit, Rusia i ka humbur 789.500 ushtarë apo personel të përfshirë në luftë prej 2022-s kur ka nisur agresioni.
Autoritetet njoftuan se Rusisë i janë shkatërruar 9668 tanke, 20030 mjete luftarake të blinduara, 21528 sisteme artilerie, 1256 sisteme për lëshim të raketave, 1032 sisteme të mbrojtjes ajrore dhe 21081 sisteme UAV.
Tutje, sipas ushtrisë ukrainase, trupat ruse i kanë humbur 369 avionë, 329 helikopterë, 3003 raketa lundrimi, 28 luftanije, 1 nëndetëse, 32626 automjete që bartin karburant dhe 3671 pajisje speciale luftarake.
Lufta është paralajmëruar të përfundojë kur presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, të marrë postin në Shtëpinë e Bardhë. Ai pati thënë se luftën “do të përfundojë brenda 24 orëve”, por pa treguar për mënyrën.
Në anën tjetër, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se pret marrëveshje por pa copëtimin e territoreve ukrainase.