Ushtria ukrainase ka publikuar të dhënat e fundit mbi luftimet ndaj ushtrisë së Vladimir Putinit. Në raportin e fundit (27 tetor), Ukraina ka theksuar se prej nisjes së luftës, Rusia i ka humbur 9113 tanke, përfshirë katër që u shkatërruan në 24 orët e fundit.
Rusisë i janë shkatërruar edhe 18.355 mjete të blinduara, 19.821 sisteme artilerie, 1.240 sisteme të lansimit së raketave, 984 sisteme ajrore të mbrojtjes, 17.799 sisteme ajrore pa pilot.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa, në raport u tha se janë vrarë 689.040 personel ushtarak, duke i përfshirë 1.440 që u eliminuan ose plagosën në 24 orët e fundit.
Janë shkatërruar edhe 369 avionë, 329 helikopterë, 2.625 raketa lundrimi, 28 luftanije ose varka, 1 nëndetëse, 27.560 bartës karburanti dhe 3.542 pajisje speciale ushtarake.
Prej 24 shkurtit të 2022-s kur ka nisur agresioni rus, autoritetet ukrainase kanë publikuar raporte 24-orëshe mbi humbjet ruse.
Së fundmi janë vrarë disa civilë ukrainas në zonën e Khersonit.