Ushtria ukrainase ka njoftuar se Rusisë ia ka vrarë mbi 372.000 trupa të personelit qëkur ka nisur lufta më 24 shkurt të 2022-s.
Në një raport të publikuar nga Ministria e Brendshme, Ukraina ka bërë të ditur se në total janë shkatërruar 6113 tanke, e 24 në orët e fundit. 11.358 mjete luftarake të blinduara, 8801 artileri, 961 sisteme të raketave me lëshim të shumëfishtë, 653 sisteme të mbrojtjes ajrore, 6877 dronë.
Ndërsa, raporti bëri të ditur se Rusisë i janë shkatërruar 331 avionë ushtarakë, 324 helikopterë, 1816 raketa lundrimi, 23 luftanije, 1 nëndetëse, 11.731 automjete dhe depozite karburanti e 1395 pajisje speciale.
Për dallim nga Ukraina, Rusia ka kohë që nuk i ka përditësuar të dhënat e zhvillimeve në fushëbetejë. Janë raportuar edhe për mijëra ushtarë ukrainas të vrarë, por kjo s’është konfirmuar.
-
Inteligjenca britanike thotë se gati 500 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë
-
Zeleneksy: Numri i ushtarëve urkrainas të vdekur në fushëbetejë është 55,000
-
Ukraina lëshon mbi 400 dronë drejt Moskës teksa Zelensky përballet me protesta
-
Qershori – muaji më vdekjeprurës nga sulmet ruse në Ukrainë që nga 2022-ta
-
Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë