Dy raketa ruse kanë goditur të premten një stacion treni në qytetin Kramatorsk, në lindje të Ukrainës, duke shkaktuar pasoja në njerëz, ka bërë të ditur Autoriteti i Hekurudhave të Ukrainës, raporton Sky News.
Stacioni po përdorej për të evakuuar civilët të cilët janë larguar nga zonat e sulmuara nga forcat ruse.
Sulmi ndaj stacionit të trenit vjen vetëm pak pas raporteve se tre trena të evakuimit janë bllokuar, pas një sulmi me raketë në hekurudhën e kontrolluar nga ukrainasit afër stacionit në Barvinkove, në lindje të Ukrainës.
Rrugët e trenave nga Slovyansk, Kramatorsk dhe Lyman, të cilat ndodhen në rajonin e Donetsk, u bllokuan, raportoi media ukrainase Hromadske.
Deputetja ukrainase Lesia Vasylenko, gjithashtu ka raportuar se sulmet ajrore kanë goditur linjën hekurudhore në pjesën veriore të rajonit të Donetskut.
-
Sulm raketor mbi një stacion treni në Ukrainë, të paktën 15 të vdekur
-
Të paktën një civil i vrarë në sulmin me raketa në Kramatorsk
-
Raketa ruse godet infrastrukturën hekurudhore në Dnipropetrovsk
-
Raketat ruse godasin infrastrukturën hekurudhore në Lviv
-
Shkon në 57 numri i të vdekurve në stacionin e trenit të Kramatorskut