Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën një civil i vrarë në sulmin me raketa në Kramatorsk

Një raketë ruse ka goditur një pjesë qendrore të qytetit të Kramatorskut, duke vrarë të paktën një person, sipas zyrtarëve në rajonin Donetsk të Ukrainës.

“Aktualisht dimë për të paktën një civil të vdekur”, tha Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Donetskut. “Zjarret kanë rënë në bllokun e banimit që ka qenë në epiqendër të goditjes”.

Kryebashkiaku i Kramatorskut, Oleksandr Honcharenko konfirmoi se kishte viktima.

Videoja që është publikuar në rrjetet sociale nga vendi i ngjarjes, tregon zjarrin duke shpërthyer në një bllok apartamentesh pesëkatëshe dhe një trup të mbuluar me një batanije.