Autoritetet e Ukrainës kanë bërë të ditur se 198 fëmijë kanë vdekur e më shumë se 355 të tjerë janë lënduar si pasojë e sulmeve ruse, që nga 24 shkurti kur ka nisur pushtimi i Ukrainës.
Një pjesë e madhe e fëmijëve kanë mbetur të vrarë si pasojë e shpërthimeve në ndërtesat ku po jetonin, shkruan Ukraine Now të premten në Telegram.
Gjatë ditës së enjte u raportuar edhe për një fëmijë 10-vjeçar të vdekur si pasojë e sulmit me raketa në stacionin e trenit në Kramatorsk, duke e çuar numrin total të të vdekurve aty në 159.
Mijëra civilë ukrainas kanë mbetur të vrarë e milionë të tjerë kanë emigruar në vendet e tjera afër Ukrainës që kur ka nisur pushtimi rus.
Artikuj të ngjashëm
-
Kievi raporton për të paktën 500 fëmijë të vrarë që nga nisja e pushtimit
-
200 fëmijë brenda më pak se dy muajve të vrarë në Ukrainë
-
Ukraina pretendon se 197 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus
-
186 fëmijë të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë
-
Së paku 167 fëmijë kanë vdekur në Ukrainë si pasojë e pushtimit rus