Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, ka bërë të ditur të martën se 186 fëmijë janë vrarë si pasojë e sulmeve të vazhdueshme ruse, që nga nisja e pushtimit më 24 shkurt.
Sipas Prokurorit, 344 fëmijë të tjerë janë plagosur nga luftimet, raportoi Sky News.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuajin e kaluar, Kombet e Bashkuara kanë thënë se më shumë se 10 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në Ukrainë si pasojë e luftës.
Nga kjo shifër, 3.5 milionë ukrainas e kanë lëshuar tërësisht Ukrainën, derisa pjesa tjetër është zhvendosur përbrenda shtetit.