Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Së paku 167 fëmijë kanë vdekur në Ukrainë si pasojë e pushtimit rus

Së paku 167 fëmijë kanë vdekur në Ukrainë dhe 279 të tjerë janë plagosur që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt, kanë njoftuar autoritetet ukrainase, raporton BBC.

927 shkolla dhe objekte edukimi janë dëmtuar nga bombardimet ruse.

Numri më i madh i fëmijëve të vdekur është regjistruar në rajonin e Donetzkut, 81, pasuar nga rajoni i Kievit 78 dhe ai i Kharkivit 64.