Dy ditë më parë janë mbushur 50 ditë që kur ka nisur pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe qindra fëmijë janë vrarë nga sulmet ruse brenda kësaj periudhe.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës ka bërë të ditur të shtunën se deri tani numri i fëmijëve të vrarë është 200, raporton Sky News.
Sipas kësaj zyre, 360 fëmijë të tjerë janë plagosur.
Muajin e kaluar Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) bëri të ditur se më shumë se 10 milionë njerëz i kanë lëshuar shtëpitë e tyre në Ukrainë.
Shifra përfshin rreth 3.5 milionë refugjatë që janë larguar nga vendi i shkatërruar nga lufta, në vendet e tjera të botës.
Artikuj të ngjashëm
-
Kievi raporton për të paktën 500 fëmijë të vrarë që nga nisja e pushtimit
-
Mbi 400 fëmijë të vrarë nga lufta në Ukrainë
-
Qindra fëmijë të vrarë e të zhdukur në Ukrainë
-
UNICEF: Afër 1000 fëmijë të vrarë ose të plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë
-
Të paktën 344 fëmijë të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë