Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy fëmijë u përdhunuan nga trupat ruse në Bucha, sipas avokatit të popullit ukrainas

Avokatja e popullit për të drejtat e njeriut në Ukrainë, Lyudmila Denisova, pretendon se një vajzë 14-vjeçare dhe një djalë 11-vjeçar janë përdhunuar nga trupat ruse në qytetin Bucha, në periferi të Kievit, shkruan Sky News.

Në një deklaratë në mediat sociale, Denisova pretendoi gjithashtu se një grua 20-vjeçare u përdhunua nga forcat pushtuese në qytetin verior të Irpinit.

Akuzat vijnë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi se raporte të besueshme po tregonin për tortura, përdhunime dhe vrasje nga forcat ruse në Ukrainë.

Muajin e kaluar, kryeprokurori për Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë hapi një hetim mbi krimet e mundshme të luftës në Ukrainë.