Ukraina do të donte të ndërtonte një mburojë të përbashkët mbrojtëse ajrore për t'u mbrojtur nga kërcënimet nga Rusia së bashku me partnerët e saj evropianë, ka thënë të hënën presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Udhëheqësit e NATO-s kanë thënë se Rusia po teston gatishmërinë dhe vendosmërinë e aleancës me ndërhyrjet në hapësirën ajrore në Poloni dhe shtetet baltike kohëve të fundit, dhe Kievi thotë se përvoja e saj në përballjen me kërcënimet ajrore do të ishte e vlefshme.
"Ukraina i propozon Polonisë dhe të gjithë partnerëve tanë të ndërtojmë një mburojë të përbashkët plotësisht të besueshme kundër kërcënimeve ajrore ruse", ka thënë ai në një fjalim përmes një videolidhjeje në Forumin e Sigurisë së Varshavës.
"Kjo është e mundur. Ukraina mund t'u kundërvihet të gjitha llojeve të dronëve dhe raketave ruse dhe nëse veprojmë së bashku në rajon do të kemi armë dhe kapacitet prodhimi të mjaftueshëm”.
I pyetur për Donald Trumpin, Zelensky ka thënë se qëndrimi i presidentit të SHBA-së ndaj Ukrainës dhe sigurisë në Evropë ka ndryshuar.
"Që nga sot, qëndrimi i presidentit Trump sipas mendimit tim është vërtet i ekuilibruar dhe mbështet qëndrimin e Ukrainës, megjithëse padyshim ai dëshiron të mbetet dhe të jetë një ndërmjetës midis nesh dhe Rusisë në mënyrë që t'i japë fund kësaj lufte”, ka thënë Zelensky.
-
Zelensky: Do të punojmë me SHBA-në për të forcuar mbrojtjen ajrore
-
SHBA-ja dhe Ukraina po shqyrtojnë një propozim për Rusinë
-
Zelensky u kërkon aleatëve të NATO-s më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore
-
Zelensky diskuton me Trumpin mundësinë e vendosjes së trupave amerikane në Ukrainë
-
Ukraina heq dorë nga NATO-ja