Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shkruar në rrjetet sociale se ai ka zhvilluar një bisedë telegonike me kreun e ri të kishës romake, Papa Leon XIV.
Zelensky ka thënë se dyshja patën "një bisedë shumë të ngrohtë dhe vërtet thelbësore", duke e falënderuar për fjalët e tij "për nevojën për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme", raporton The Guardian.
Zelensky ka thënë po ashtu se ata kanë folur për fatin e mijëra fëmijëve ukrainas të rrëmbyer nga Rusia, duke bërë thirrje për "ndihmën e Vatikanit për t'i sjellë ata në shtëpi te familjet e tyre".
"Ukraina dëshiron t'i japë fund kësaj lufte dhe po bën gjithçka për ta arritur këtë. Tani presim hapa të ngjashëm nga Rusia”, ka thënë Zelensky.
Ai ka shtuar se e ka ftuar Papën për një vizitë në Ukrainë, duke thënë se "një vizitë e tillë do të sillte shpresë të vërtetë për të gjithë besimtarët dhe për të gjithë popullin tonë".
-
Papa Leoni XIV takohet me Zelenskyn, flasin për paqen në Ukrainë
-
Papa Leoni do të takohet me Zelenskyn pak pas inaugurimit të tij
-
Paqja në Ukraina s'duhet të vonohet, thotë Papa Leoni
-
Papa Leoni ofron rol ndërmjetësues në bisedimet me Rusinë
-
Papa Leoni bën thirrje për fund të luftës në Ukrainë dhe në Gazë