Botë

Papa Leoni ofron rol ndërmjetësues në bisedimet me Rusinë

zelensky

Ati i Shenjtë i Vatikanit, Papa Leoni i 14-të, ka mirëpritur të mërkurën presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në rezidencën papale të Castel Gandolfo afër Romës, ka shkruar The Guardian.

Përmes një njoftimi, Vatikani ka bërë të ditur se dyshja “kanë diskutuar lidhur me konfliktin në Ukrainë dhe nevojën urgjente për paqe të drejtë e të qëndrueshme”.

“Gjatë diskutimeve, rëndësia e dialogut si mënyra më e preferuar për t’i dhënë fund armiqësive është riafirmuar”, thuhet më tutje në njoftim.

Në të gjithashtu theksohet se “Ati i Shenjtë ka përsëritur gatishmërinë e tij për të pritur përfaqësuesit nga Rusia dhe Ukraina në Vatikan, për të zhvilluar negociatat”.

Zyrtarët e lartë të Kremlinit e kishin kundërshtuar më herët këtë ofertë, teksa kryediplomati rus, Sergei Lavrov, kishte sugjeruar se s’është aspak e përshtatshme për dy vende ortodokse që të mbajnë bisedime në tokë katolike.