---
description: Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shkruar në rrjetet sociale se ai ka zhvilluar një bisedë telegonike me kreun e ri të kishës romake, Papa Leon XIV.Ze
title: Zelensky fton Papa Leonin për vizitë në Ukrainë
image: https://resources.koha.net/images/2025/May/12/c5ebf9fc-5db0-4030-80ff-a4e03e03049b.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Zelensky fton Papa Leonin për vizitë në Ukrainë

![Papa Leoni](https://resources.koha.net/images/2025/May/12/c5ebf9fc-5db0-4030-80ff-a4e03e03049b.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti [![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/flutura-gashi-mehmeti/articles)
- 12 maj 2025 11:57
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti ![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 12 maj 2025 11:57
- Shpërndaje në:

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shkruar në rrjetet sociale se ai ka zhvilluar një bisedë telegonike me kreun e ri të kishës romake, Papa Leon XIV.

Zelensky ka thënë se dyshja patën "një bisedë shumë të ngrohtë dhe vërtet thelbësore", duke e falënderuar për fjalët e tij "për nevojën për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme", raporton The Guardian.

Zelensky ka thënë po ashtu se ata kanë folur për fatin e mijëra fëmijëve ukrainas të rrëmbyer nga Rusia, duke bërë thirrje për "ndihmën e Vatikanit për t'i sjellë ata në shtëpi te familjet e tyre".

"Ukraina dëshiron t'i japë fund kësaj lufte dhe po bën gjithçka për ta arritur këtë. Tani presim hapa të ngjashëm nga Rusia”, ka thënë Zelensky.

Ai ka shtuar se e ka ftuar Papën për një vizitë në Ukrainë, duke thënë se "një vizitë e tillë do të sillte shpresë të vërtetë për të gjithë besimtarët dhe për të gjithë popullin tonë".

[#Lufta ne Ukraine](https://www.koha.net/tag/lufta-ne-ukraine) [#Volodymyr Zelensky](https://www.koha.net/tag/volodymyr-zelensky) [#Papa Leoni XIV](https://www.koha.net/tag/papa-leoni-xiv) [#vizita](https://www.koha.net/tag/vizita) [#Rusia](https://www.koha.net/tag/rusia)

Artikuj të ngjashëm

- [![Papa Leoni XIV takohet me Zelenskyn, flasin për paqen në Ukrainë](https://resources.koha.net/images/2025/May/18/c017f67a-ba71-46b7-a66d-cf763951e4e9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 18 maj 2025 Papa Leoni XIV takohet me Zelenskyn, flasin për paqen në Ukrainë](https://www.koha.net/bote/papa-leoni-xiv-pret-ne-zyren-e-tij-zelenskyn-flasin-per-paqen-ne-ukraine)
- [![Papa Leoni do të takohet me Zelenskyn pak pas inaugurimit të tij](https://resources.koha.net/images/2025/May/18/7993b813-0105-4965-bfa4-de2607377959.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 18 maj 2025 Papa Leoni do të takohet me Zelenskyn pak pas inaugurimit të tij](https://www.koha.net/bote/papa-leoni-takohet-me-zelenskyn-pak-pas-inaugurimit-te-tij)
- [![Paqja në Ukraina s'duhet të vonohet, thotë Papa Leoni](https://resources.koha.net/images/2026/February/22/5c21e2d1-1326-475f-981d-36aa4d73ed01.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 22 shk 2026 Paqja në Ukraina s'duhet të vonohet, thotë Papa Leoni](https://www.koha.net/bote/paqja-ne-ukraina-nuk-duhet-te-vonohet-thote-papa-leoni)
- [![Papa Leoni ofron rol ndërmjetësues në bisedimet me Rusinë](https://resources.koha.net/images/2025/July/09/ab4865c4-176c-4827-8378-93aeda2bdc4b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 9 kor 2025 Papa Leoni ofron rol ndërmjetësues në bisedimet me Rusinë](https://www.koha.net/bote/papa-leoni-ofron-rol-ndermjetesues-ne-bisedimet-me-rusine)
- [![Papa Leoni bën thirrje për fund të luftës në Ukrainë dhe në Gazë](https://resources.koha.net/images/2025/May/11/d06edb9f-5189-4c55-9248-ce96d27aa1ff.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 11 maj 2025 Papa Leoni bën thirrje për fund të luftës në Ukrainë dhe në Gazë](https://www.koha.net/bote/papa-leoni-ben-thirrje-per-paqe-ne-ukraine-dhe-armepushim-ne-gaze)

[Arbëri.]() [Salihu: Kurti me deklaratën për komunat synoi të krijojë polarizim](https://www.koha.net/arberi/salihu-kurti-me-deklaraten-per-komunat-synoi-te-krijoje-polarizim)

[Arbëri.]() [Mijatoviq: Pres gatishmëri më të madhe në Serbi për dialog](https://www.koha.net/arberi/mijatoviq-pres-gatishmeri-me-te-madhe-ne-serbi-per-dialog)

[Lifestyle.]() [Çka ndodh me trurin kur konsumoni çdo ditë pije freskuese dietike?](https://www.koha.net/lifestyle/cka-ndodh-me-trurin-kur-konsumoni-cdo-dite-pije-freskuese-dietike)

[Arbëri.]() [Gjykata rrëzon vendimin e Komunës së Prishtinës për lirim pronash afër xhamisë në ndërtim](https://www.koha.net/arberi/gjykata-rrezon-vendimin-e-komunes-se-prishtines-per-lirim-pronash-afer-xhamise-ne-ndertim)

[Futboll.]() [Bayerni lëshon pikë të rëndësishme, barazon me Kolnin](https://www.koha.net/futboll/bayerni-leshon-pike-te-rendesishme-barazon-me-kolnin)

[Arbëri.]() [Fatmir Curri propozohet për ambasador në Belgjikë](https://www.koha.net/arberi/fatmir-curri-propozohet-per-ambasador-ne-belgjike)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Zelensky fton Papa Leonin për vizitë në Ukrainë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/zelensky-fton-papa-leonin-per-vizite-ne-ukraine","datePublished":"2025-05-12T11:57:07+02:00","dateModified":"2026-07-11T13:40:04+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":197,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shkruar në rrjetet sociale se ai ka zhvilluar një bisedë telegonike me kreun e ri të kishës romake, Papa Leon XIV.Ze","url":"https://www.koha.net/bote/zelensky-fton-papa-leonin-per-vizite-ne-ukraine","keywords":"Lufta ne Ukraine, Volodymyr Zelensky, Papa Leoni XIV, vizita, Rusia","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/May/12/c5ebf9fc-5db0-4030-80ff-a4e03e03049b.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
