Papa Leoni XIV ka bërë një nga thirrjet e tij më të forta për paqe në Ukrainë të dielën, ndërsa vendi po përgatitet të shënojë katër vjet nga pushtimi rus.
“Sa viktima, sa jetë dhe familje të shkatërruara! Sa shumë shkatërrim, sa vuajtje të papërshkrueshme,” ka deklaruar papa teksa u është drejtua besimtarëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit për lutjen e përjavshme Angelus.
Ai ka bërë thirrje po ashtu që paqja të mos vonohet.
“Paqja nuk mund të vonohet. Është një nevojë urgjente që duhet të gjejë vend në zemrat tona dhe të përkthehet në vendime të përgjegjshme”, ka thënë Ati i Shenjtë.
Mëngjesin e së dielës, Leoni ka vizituar një famulli lokale në Romë për një meshë.
Kisha ndodhet përballë stacionit kryesor hekurudhor të Romës, Termini, dhe ofron mbështetje për migrantët dhe personat e pastrehë që mblidhen në atë zonë.
-
Papa Leoni bën thirrje për “guxim” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
-
Papa Leoni XIV takohet me Zelenskyn, flasin për paqen në Ukrainë
-
Papa Leoni do të takohet me Zelenskyn pak pas inaugurimit të tij
-
Zelensky fton Papa Leonin për vizitë në Ukrainë
-
Papa Leoni bën thirrje për fund të luftës në Ukrainë dhe në Gazë