Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të shtunën se përjashtimi i mundshëm i vendit të tij nga bisedimet midis SHBA-së dhe Rusisë për luftën në Ukrainë do të ishte "shumë i rrezikshëm" dhe kërkoi më shumë diskutime midis Kievit dhe Washingtonit për të zhvilluar një plan për një armëpushim.
Në një intervistë për Associated Press, Zelensky ka thënë se Rusia nuk dëshiron të angazhohet në bisedime për armëpushim ose të diskutojë ndonjë lloj lëshimi, të cilin Kremlini e interpreton si humbje, në një kohë kur trupat e tij po mbizotërojnë në fushën e betejës.
Ai ka thënë se presidenti i SHBA-së, Donald Trump mund ta sjellë presidentin rus, Vladimir Putin në tryezë me kërcënimin për sanksione që synojnë sistemin energjetik dhe bankar të Rusisë, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të ushtrisë ukrainase.
"Unë mendoj se këta janë hapat më të afërt dhe më të rëndësishëm”, ka thënë ai/
Vërejtjet e Zelenskyt pasuan komentet nga Trumpi, i cili ka thënë se zyrtarët amerikanë dhe rusë "tashmë po flisnin" për përfundimin e luftës.
Edhe
Zelensky thotë se po i diskuton me partnerët evropianë detajet e bisedës Trump-Putin
Trumpi ka thënë se administrata e tij ka pasur diskutime “shumë serioze” me Rusinë, por ai nuk ka dhënë detaje.
LEXO EDHE:
-
Trumpi pas njoftimit të Putinit: Potencialisht ditë e madhe për Rusinë dhe Ukrainën
-
Zelensky: S’ka marrëveshje për Ukrainën pa përfshirjen e Ukrainës në negociata
-
Trumpi: Flasim më rrallë me Putinin, dëshiron ta përfundojë shpejt luftën
-
Zelensky flet me Trumpin: Bisedimet duhet të çojnë në takim me Putinin