Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ftesa e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për bisedime direkte me Ukrainën për armëpushim, nënkupton potencialisht “një ditë të madhe për Rusinë dhe Ukrainën”.
Në një postim në “Truth Social”, presidenti amerikan tha: “Mendoni për qindra e mijëra jetë që do të shpëtohen, pasi shpresojmë që më në fund të përfundojë kjo ‘gjakderdhje’. Do të jetë një botë e re dhe shumë më e mirë dhe do të vazhdojmë të punojmë me dyja palët për t’u siguruar që kjo të ndodhë”.
Putin ka bërë thirrje për bisedime direkte me Ukrainën më 15 maj në Stamboll.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka pranuar ftesën por ka thënë se shpreson që Rusia të nisë armëpushimin 30-ditor të pakushtëzuar, duke filluar nga dita e hënë. Për një armëpushim të tillë kanë bërë thirrje liderët evropianë që gjenden në vizitë në Kiev.
Putini bën thirrje për “bisedime direkte” me Ukrainën
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka ftuar Ukrainën të marrë pjesë në “bisedime direkte” më 15...-
Trump: Marrëveshja direkte e paqes në Ukrainë, më e përshtatshme sesa armëpushimi
-
Zelensky thotë se po i diskuton me partnerët evropianë detajet e bisedës Trump-Putin
-
Trumpi bisedon me Putinin për paqen në Ukrainë
-
Zelensky thotë se Ukraina është e gatshme të takohet me Putinin për bisedime për armëpushim
-
Zelensky e quan “shumë të rrezikshëm” përjashtimin e Ukrainës nga bisedimet SHBA-Rusi për luftën