Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë të hënën se më shumë se 46,000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga pushtimi i plotë i Rusisë në shkurt të vitit 2022.
Dhjetë ditë më parë, më 6 shkurt, Zelensky ka thënë se 45,100 ushtarë ukrainas janë vrarë dhe rreth 390,000 janë plagosur. Ekspertët ushtarakë në Ukrainë dhe në Perëndim besojnë se numri mund të jetë shumë më i lartë, raporton BBC.
Zelensky ka thënë gjithashtu se 19,500 fëmijë ukrainas janë dëbuar në Rusi.
Rusia nuk ka publikuar humbje në fushën e betejës, por Inteligjenca Mbrojtëse e Mbretërisë së Bashkuar vlerësoi në dhjetor se mesatarisht 1,523 ushtarë rusë vriteshin dhe plagoseshin çdo ditë.
Zelensky thotë se deri në 350,000 ushtarë rusë janë vrarë por raporte të tjera sugjerojnë se numri mund të jetë shumë më i lartë.
-
Zeleneksy: Numri i ushtarëve urkrainas të vdekur në fushëbetejë është 55,000
-
Zelensky del me raport, tregon sa ushtarë u vranë nga Rusia
-
Mbi 31.000 ushtarë ukrainas kanë vdekur gjatë dy viteve të fundit të luftës
-
“Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit
-
Inteligjenca britanike thotë se gati 500 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë