Numri i ushtarëve ukrainas të vrarë në fushën e betejës si rezultat i luftës së vendit me Rusinë vlerësohet në 55,000, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, për France 2 TV të mërkurën.
"Në Ukrainë, zyrtarisht numri i ushtarëve të vrarë në fushën e betejës - qoftë profesionistë apo të rekrutuar, është 55,000", ka deklaruar Zelensky.
Zelensky ka shtuar se përveç kësaj shifre viktimash, ishte edhe një "numër i madh njerëzish" që konsideroheshin zyrtarisht të zhdukur.
Presidenti ukrainas kishte përmendur më parë një shifër për të vdekurit ukrainas të luftës në një intervistë me rrjetin televiziv amerikan NBC në shkurt 2025, duke thënë se më shumë se 46,000 ushtarakë ukrainas ishin vrarë në fushën e betejës.
-
Zelensky: Më shumë se 46,000 ushtarë ukrainas të vrarë nga pushtimi rus
-
Shkon në 15 numri i të vdekurve në Kiev, Zelensky bën thirrje për sisteme të mbrojtjes ajrore
-
10 të vdekur nga një sulm rus në verlindje të Ukrainës, Zelensky zotohet të përgjigjet
-
Të paktën 10 të vrarë nga sulmet e reja ruse në Kiev
-
Trump: Rusia të arrijë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës