Qeveria turke ka bërë të ditur se ushtria e saj ka sulmuar të mërkurën mbrëma caqe në Irak dhe Siri të lidhura me grupin militant kurd PKK, pasi e fajësoi atë për një sulm pranë Ankarasë që la të vdekur të paktën pesë persona.
Video të ndryshme nga sulmi të mërkurën në selinë e industrisë turke të Hapësirës Ajrore tregojnë të paktën dy persona që gjuajnë me armë rreth hyrjes së Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TAI), e cila ndodhet rreth 40 km larg kryeqytetit, raporton BBC.
Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, në të cilin u plagosën 22 persona.
"Gjithsej 32 objektiva që i përkisnin terroristëve u shkatërruan me sukses në sulmin hakmarrës”, thuhet në një deklaratë të ministria turke e Mbrojtjes.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan e quajti sulmin ndaj industrisë turke të aviacionit "të neveritshëm" në një postim në X.
Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya ka thënë se dy sulmues, një grua dhe një burrë, janë "neutralizuar", duke shtuar se sulmi ka shumë të ngjarë të jetë kryer nga separatistë kurdë.
Edhe
Turqia sulmon për të dytën ditë caqet e militantëve kurdë në Siri dhe Irak
Partia e Punëtorëve të Kurdëve (PKK) është e ndaluar si një organizatë terroriste në Turqi, SHBA dhe Mbretëri të Bashkuar, dhe ka luftuar kundër shtetit turk që nga vitet 1980 për të drejta më të mëdha për pakicën e rëndësishme kurde të vendit.
Nënkryetari turk, Cevdet Yilmaz ka thënë se katër nga viktimat e sulmit në Ankara ishin punonjës të industrisë, ndërsa i pesti ishte një shofer taksie.
LEXO EDHE: