Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turqia sulmon caqet kurde në Irak pas vrasjes së ushtarit të saj

Turqia ka kryer një sërë sulmesh me cak militantët kurdë në Irak të martën, ka thënë Ministria turke e Mbrojtjes. Kjo ka ndodhur disa orë pasi një ushtar turk u vra dhe katër të tjerë u plagosën në një sulm në rajon.

Turqia shpesh sulmon caqet që beson se kanë lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Siri dhe Irak, raportoi AP. 

Të martën, avionët turq goditën pozicionet e dyshuara të PKK-së në Metina, Zap, Hakurk, Gara dhe Qandil. U raportua se avionët shkatërruan 27 caqe të PKK-së.

Ministria turke ka lënë të nënkuptohet se sulmet ishin hakmarrje ndaj sulmit që vrau ushtarin turk.