Forcat turke shënjestruan militantët kurdë në veri të Irakut me sulme ajrore, duke vrarë 13 pjesëtarë të Pratisë të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), ka njoftuar të martën Ministria e mbrojtjes, raporton agjencia “Reuters”.
Siç ka njoftuar Ministria, militantët e PKK-së u “neutralizuan” në rajonet Gara dhe Haftan në veri të Irakut. Përdorimi i termit “neutralizuar” nga Ministria e Turqisë në përgjithësi do të thotë eliminuar.
Ushtria turke kreu më parë sulme ajrore në Irakun verior të premten dhe shkatërroi 25 objektiva të militantëve kurdë, kishte njoftuar më herët Ministria e Mbrojtjes e Turqisë. Sipas saj, këto objektiva përfshinin shpella, strehimore, bunkerë, depo dhe objekte.
PKK, e cila ka zhvilluar një kryengritje kundër shtetit turk që nga viti 1984, është cilësuar një organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Më shumë se 40 mijë njerëz janë vrarë në konflikt.
-
Sulmet ajrore turke vrasin 17 militantë kurdë në Irakun verior
-
Tre të vdekur në Irak nga një sulm turk me dronë
-
Turqia sulmon për të dytën ditë caqet e militantëve kurdë në Siri dhe Irak
-
Turqia sulmon caqet kurde në Irak pas vrasjes së ushtarit të saj
-
Turqia nis sulmet ajrore kundër kurdëve në Irak dhe Siri pasi u vranë 9 ushtarë