Ushtria turke kreu sulme ajrore në Irakun verior dhe “neutralizoi” 17 anëtarë të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), ka njoftuar të hënën ministria e Mbrojtjes.
Turqia, e cila zakonisht përdor termin neutralizuar për të nënkuptuar të vrarë, ka kryer një operacion ndërkufitar të quajtur “Claw-Lock” në Irak si pjesë e ofensivës së saj kundër militantëve të PKK.-së, raporton Reuters.
PKK, e cila ka zhvilluar një kryengritje kundër shtetit turk që nga viti 1984, është cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Turqia gjithashtu ka nisur inkursione ushtarake në Siri kundër milicisë kurde YPG, duke e konsideruar atë si një krah të PKK-së.
-
Turqia thotë se vrau 13 militantë kurdë në veri të Irakut
-
Tre të vdekur në Irak nga një sulm turk me dronë
-
Turqia sulmon për të dytën ditë caqet e militantëve kurdë në Siri dhe Irak
-
Turqia sulmon caqet kurde në Irak pas vrasjes së ushtarit të saj
-
Turqia nis sulmet ajrore kundër kurdëve në Irak dhe Siri pasi u vranë 9 ushtarë