Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Çka shkroi mediumi izraelit për qëndrimin e futbollistëve të Kosovës gjatë himnit të Izraelit?

Kosova

Mediumi izraelit, Sport5, ka shkruar për qëndrimin e lojtarëve të Kosovës gjatë intonimit të himnit të Izraelit.

Ka pasur fishkëllima të shumta nga tifozët në stadiumin “Fadil Vokrri”, të shtunën mbrëma, ndërsa disa lojtarë të Kosovës e kanë mbajtur kokën ulur derisa po intonohej himni i Izraelit.

Lidhur me këtë ka pasur komente të shumta në rrjete sociale.

“E turpshme, por jo befasuese”, ka shkruar mediumi izraelit për fishkëllimat. “Në fakt nuk ishte vetëm tifozëria që nuk respektoi himnin e Izraelit. Si në ndeshjen e kaluar të ekipeve në këtë kampanjë, disa prej lojtarëve të Kosovës nuk kanë respektuar ‘Hatikvah-n’”.

“Sport5” ka përmendur edhe katër lojtarë që kanë mbajtur kokën ulur gjatë intonimit të himnit të Izraelit. 

Këtë më parë e bënë edhe lojtarët e Irlandës, si protestë ndaj Izraelit.