Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zhegrova lirohet nga grumbullimi, nuk do të luajë në ndeshjen vendimtare

Zhegrova

Edon Zhegrova nuk do të luajë për Kosovën ndaj Irlandës, të martën mbrëma. Sulmuesi i krahut është liruar të dielën nga grumbullimi, ka njoftuar FFK-ja.

Përzgjedhësi Franco Foda e ka lënë të lirë edhe Veldin Hoxhën, të ndëshkuar me të kuq ndaj Izraelit të shtunën.

“Zhegrova është liruar për shkak të lëndimit, i cili ia pamundëson të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Irlandës, ndërsa Hoxha për shkak të pezullimit si pasojë e kartonit të kuq, pas dy të verdhëve, në ndeshjen e djeshme kundër Izraelit”, shkruan në njoftim.

Zhegrova e Hoxha startuan ndaj Izraelit në ndeshjen që përfundoi 0:0.