Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se arritja e fundit të luftës në Ukrainë është bërë e vështirë.
Ai madje e ka quajtur “një rrëmujë” situtatën rreth paqes atje.
"Kam zgjidhur tetë luftëra. Kjo do të jetë e nënta, dhe njerëzit tanë janë në Rusi tani për të parë nëse mund ta zgjidhim. Nuk është një situatë e lehtë, më lejoni t'ju them, çfarë rrëmuje. Është një luftë që nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse do të isha president”, ka deklaruar Trumpi, teksa në Moskë po zhvillohet takimi mes liderit rus, Vladimir Putin dhe të dërguarit të tij, Steve Witkoff, e dhëndrrit, Jared Kushner.
Trumpi më pas me shaka sugjeroi edhe një herë se duhet të marrë çmimin Nobel për Paqen nëse i jep fund kësaj lufte.